Senior Developer – Java

10 Qershor, 2020
  • Shqip
  • English
  • Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc Sh.p.k fton çdo të interesuar që dëshiron t’i bashkohet Departamentit të Zhvillimit të aplikojë për pozicionin e punës si më poshtë:

    Pozicioni: Software Developer

    Lloji i punesimit:  Full time

    Përshkrimi i punës:

    Personi i kërkuar do të angazhohet në projektet aktuale dhe të reja të Bilanc Shpk të cilat mbështeten kryesisht në teknologjitë e mëposhtme:

    • Java ( J2SE / J2EE )
    • Relational Databases (MSSQL/MySQL etj)
    • Reporting Tools (JasperReports)
    • Integration (REST API)
    • Web Development (Angular, Html, CSS, JavaScript, etj)
    • Version Control (GIT)

    Kualifikime dhe Kërkesa:

    • Diplomë Universitare në degët Informatikë, Informatikë Ekonomike ose të ngjashme me to (Bachelor ose Master).
    • Njohje e mirë e gjuhës së programimit Java (çertifikimet / trajnimet përbëjnë avantazh)
    • Përbëjnë avantazh:

    a)  eksperienca në “Object Oriented Programming”
    b)  eksperienca në Web/Mobile Development
    c)  eksperienca në perdorimin e bazave te te dhenave
    d) eksperienca në perdorimin e sistemeve VCS (Git)

    Aftësi:

    • Të ketë aftësi analitike
    • Të ketë aftësi të mira komunikuese
    • Të jetë i aftë të punojë në grup

    Kompania ofron:

    • Trajnim te avancuar mbi teknologjitë që do të përdoren
    • Pagesë të kënaqshme
    • Pavarësi në punën e përditshme

     

    Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt “Aplikim për pozicionin Software Developer“, në adresën elektronike: hr@bilanc.com, brenda datës 28 Qershor 2020.

    Aplikimi duhet të përmbajë:

    • CV-në e kandidatit
    • Letër Referencë (opsionale)
    • Projekte ku ka marre pjesë (opsionale)

    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
    Tel: 044 500 222 Ext.1
    Cel: 067 60 23 147