Bilanc Sh.p.k fton çdo të interesuar qe t’i bashkohet Departamentit tone Finance-Kontabilitet duke aplikuar në pozicionin e punës si më poshtë:
Pozicioni: Shef (e) Finance / Kontabiliteti
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Drejton, kontrollon dhe mbikqyr departamentin e Financës
- Kontroll dhe asistencë në përdorimin / implementimin e programeve për klientët e kompanise
- Trajnimi i klienteve ekzistues dhe te rinj
- Pjesëmarrje në takime me klientët ekzistues dhe prezantime në klientë potenciale
- Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare
- Asiston në koordinimin e të gjitha proceseve me palët e treta për cështjet financiare të shoqërisë.
Kualifikime dhe Kërkesa:
- Diplomë Universitare Master Shkencor në degët Financë, Kontabilitet.
- Minimumi 5 vjet përvojë pune si financier(e)/kontabilist(e)
- Çertifikatat profesionale si: Kontabël i Miratuar apo Auditues Ligjor përbëjnë avantazh
- Njohje e mirë e gjuhës angleze
Aftësi:
- Aftësi shumë të mira komunikuese
- Aftësi në vendim-marrje
- Të jetë plotësisht përgjegjës(e), i/e organizuar dhe i/e pavarur
- Aftësi per te drejtuar dhe trajnuar nje grup
- Të ketë aftësi analitike
Kompania ofron:
- Trajnim të plotë
- Pagesë të kënaqshme
- Vlerësim në bazë të performancës
- Pavarësi në punën e përditshme
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt
“Aplikim për pozicionin Shef (e) Finance / Kontabiliteti“, në adresën elektronike: [email protected]
brenda dates 20 Janar 2021.
Aplikimi duhet të përmbajë:
- CV-në e kandidatit
- Letër Referencë (nëse ka)
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.