Pozicioni: Specialist(e) në Departamentin e Implementimit & Testimit

24 Gusht, 2022
  • English
  • Shqip
  • Pozicioni: Specialist(e) ne Departamentin e Implementimit & Testimit

     

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Personi i kërkuar do të angazhohet në procese të ndryshme të punës që kërkojnë njohuri në fushat e mëposhtëme:

    • Sistemet e operimit Windows / Windows Server
    • Bazat e te dhenave (Microsoft SQL Server etj)
    • Testimi i programeve desktop, web, mobile etj
    • Rrjetet kompjuterike

    Kualifikime dhe Kërkesa:

    • Preferohet Diplomë Universitare Master në Informatikë Ekonomike ose drejtime të ngjashme (Mundësi aplikimi edhe për studentet në programet Master)
    • Certifikime në fushën e IT (nëse keni) përbëjnë avantazh.
    • Preferohet përvojë pune 1 vjeçare
    • Njohje e mirë e gjuhës angleze 

    Aftësi:

    • Të ketë aftësi te mira ne analitike
    • Aftësi në vendimmarrje
    • Të jetë përgjegjës, i organizuar dhe i pavarur
    • Të jetë i aftë të punojë në grup
    • Te kete reagim të shpejtë ndaj situatave problematike

    Kompania ofron:

    • Trajnim të plotë
    • Vlerësim në bazë të performances
    • Pavarësi në punën e përditshme

    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre, me subjekt “Aplikim për pozicionin Specialist Implementimi dhe Testimi“, në adresën elektronike: [email protected], brenda datës 20 Shtator 2022.

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë