Programi Bilanc si Shërbim Periodik-SaaS!

  • Shqip
  • English
  • Deri më tani klientët e Programit Bilanc kanë paguar për liçensen e programit që ata përdorin, duke e bërë të tyrën këtë liçensë. Pas blerjes së licenses për cdo sherbim te ofruar nga kompania jone, klienti duhet të paguaje ose duhet te lidhe nje kontrate asistence vjetore.

    Në këtë menyre tarifimi klienti paguan liçensen e programit por jo për shërbimet që i ofrohen më pas.

    Tashmë Programit Bilanc mund të paguhet si Shërbim Periodik-SaaS. Pra programi si Shërbim Periodik-SaaS është një mënyrë tarifimi, e cila i mundëson klientit që në pagesë të ketë të përfshirë :

    • Asistencen teknike
    • Përditësimet
    • Konsulencen rreth programit
    • Trajnimin

    Por pse ta blini programin si Shërbim Periodik-SaaS?

    Sepse me këtë mënyrë tarifimi, klientit i sigurohet zgjidhja e problemit menjëhere ose brenda 12 orë pune duke filluar nga momenti që ai ka bërë kërkesën. Në çdo rast shërbimi ndaj tij është përparësi e jona. Tashmë ai nuk ka pse shqetësohet për mbarëvajtjen e punës. Në çdo rast ju paguani shërbimin, për të tjerat mendojmë ne.

    Pra klienti paguan një shumë fikse mujore, e aplikuar në një kontratë vjetore. Kontrata rinovohet çdo vit. Në këtë rast, gjatë gjithë vitit klienti e ka asistencën e punonjësve tanë, të paguar. Ai përfiton çdo perditesim të programit falas. Në raste problemesh teknike apo transferim programi nga një kompjuter në tjetrin, klienti është i sigurtë dhe komod në punën e tij pasi sherbimi ndaj tij është i paguar tashmë.

    Ashtu si paguani internetin çdo muaj dhe për çdo problem i adresoheni kompanisë ku ju e keni blerë atë, në këtë mënyre ju do të bleni sherbimin e programit te ne, duke na adresuar çdo problem gjatë punës tuaj.

    Për listën e çmimeve  klikoni: http://www.bilanc.com/new/cmimet

    Bilanc Ekspres tani do të ofrohet vetëm si Shërbim Periodik me një çmim prej 100 Euro në Vit. Versionet e tjera mund të tarifohen në të dyja mënyrat, qoftë si Shërbim Periodik,  qoftë si liçensë e shitur.