Pozicioni : Suport Teknik

29 Maj, 2022
  • Shqip
  • English
  • Pozicioni: Suport Teknik

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Personi i kërkuar do të angazhohet në procesin e suportit teknik ndaj klienteve të rinj dhe atyre ekzistues, bazuar në njohuritë e mëposhtme:

    • Njohuri të përgjithshme për sistemet e operimit Windows dhe Windows Server
    • Njohuri të përgjithshme për rrjetin LAN/Wireless midis kompjuterave
    • Njohuri për instalimin dhe konfigurimin fillestar te Microsoft SQL Server

    Kualifikime dhe Kërkesa:

    • Diplomë Universitare në degët e Informatikës dhe Elektronikës.
    • Preferohet përvojë pune 1 vjeçare. Pozicione te ngjashme perbejne perparesi.
    • Perbejne perparesi certifikimet Windows Server, Cisco etj
    • Njohje e mirë e gjuhës angleze.

    Aftësi:

    • Të ketë aftësi të mira komunikuese
    • Të jetë i aftë të punojë në grup
    • Të ketë aftësi analitike

    Kompania ofron:

    • Trajnim të plotë
    • Vlerësim në bazë të performancës
    • Pavarësi në punën e përditshme

    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subject “Aplikim për pozicionin Suport Teknik”, në adresën elektronike: [email protected],
    brenda datës 20 Qershor 2022.

    Aplikimi duhet të përmbajë:
    • CV-në e kandidatit

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.