Porosia Web

  • Shqip
  • English
  • Deshironi te jeni te paret prane klientit? Klienti te jete vlere e shoqerise suaj? Bilanc shpk prezanton produktin e duhur per te
    arritur keto objektiva. Porosia Web, produkti me i ri ne treg i zhvilluar nga shoqeria Bilanc shpk, eshte nje platforme online
    me ane te se ciles klientet tuaj mund te realizojne porosite e shitjes. Duke pare keshtu ne kohe reale, produktet, cmimet apo edhe ofertat
    e fundit te regjistruara nga ju ne Programin Bilanc.

    Tashme nuk keni pse shpenzoni me kohe me telefonata te perseritura apo te krijoni keqkuptime mes punonjesve tuaj dhe klienteve per produktet e porositura.

    Disa prej avantazheve qe ofron kjo platforme jane:

     

    – Ofron pershtatjen e shoqerise tuaj me hapat fundit te teknologjise. Sipas studimeve te fundit mbi 70% te porosive kryhen online nepermjet nje tableti apo smartphone. Perdoruesit e telefonave smart jane pjesa derrmuese personave qe zoterojne nje telefon.
    – Nuk ka me keqkuptime. Nje nga problemet me te medha te porosive me telefon eshte keqkuptimi i produkteve te porositura dhe cmimeve te tyre. Tashme cdo specifikim te porosise e realizon vete klienti.
    – Ju mund te jeni prane klientit 24/7. Ndoshta shoqeria juaj ka nje orar zyrtar pune por ju nuk keni pse mos te jeni te gatshem ne çdo moment per klientin
    – Porosite e klienteve manaxhohen me thjeshte dhe dergohen me shpejt, pasi porosia eshte gati, mjafton qe ju t’a konfirmoni dhe t’a dergoni te klienti
    – Perdorimi i ketij produkti ju ndihmon ne uljen e kostove. Klientet mund te porosisin shume shpejt ose mund te vonohen ne porosine e tyre. Por ky nuk eshte me shqetesimi juaj pasi telefoni perdoret me pak, punonjesit orientohen drejt nje manaxhimi me te fokusuar drejt klientit duke mos humbur kohe me komunikime te shpeshta telefonike. Tashme klienti ka hapesiren e tij.
    – Ju mund te afroni me shume kliente duke e integruar Porosine Web ne website-in e shoqerise tuaj, ne motoret e kerkimit apo rrjetet sociale ku klientet tuaj qendrojne. Ne kete menyre klientet do t’ju gjejne me thjeshte dhe me shpejt.

    Porosia Web, menyra me e zgjuar per te qene prane klientit tuaj, 24/7.

    Per nje prezantim te ketij produkti, ju lutem kontaktoni:

    Tel: 044 500 222, ext.1
    Email: [email protected]

    Kërkoni një prezantim falas të Porosise Web ne zyrat tuaja