Libraria Dixhitale

05 Shkurt, 2017
  • Shqip
  • English
  • Ju eshte dashur dokumenti origjinal i nje fature tatimore dhe keni kontrolluar ne morine e dosjeve te zyres tuaj? Apo keni kerkuar cdo folder ne kompjuterin tuaj per te gjetur kontraten e shitjes me klientin me te mire vitit te kaluar? Me ane te modulit “Libraria Dixhitale” nuk keni pse shpenzoni me kohe te humbur por mund te organizoni dokumentet fizike dhe elektronike ne nje sistem te vetem.
    Perdoruesi ka mundesi qe te bashkangjise imazhe dhe formate te ndryshme dokumentimi ne ambjentet e dokumenteve apo Kartelat e Artikullit/Klientit/Furnitorit/Punonjesit.

    Imazhet mund te jene te cdo lloj formati, gjithashtu edhe dokumentet mund te jene formate te ndryshme (Pdf, Excel, Word etj) te cilat mund te jene kontrata, garanci, rregullore apo cdo forme dokumentimi qe i duhet biznesit.

    Avantazhet qe ofron perdorimi i ketij moduli jane :

    Nuk keni me nevoje te manaxhoni arkive fizike, arkivimi dixhital zvogelon rrezikun e humbjes se dokumenteve, per me teper kursen hapesire dhe para
    Aksesim 24/7 nga cdo perdorues qe ka te drejte per te pare informacione te caktuara ne “Librarine Dixhitale” te biznesit
    Pergjigje e shpejte duke ndihmuar ne nje marredhenie me cilesore me furnitoret/klientet/punonjesit
    Printim apo dergim i menjehershem me email i dokumenteve, sipas kerkeses
    Siguri e plote e dokumenteve, asnje perdorues i paautorizuar nuk mund te fshije dokumentin nga programi
    Ruajtje dhe dokumentim ne cdo kohe e produkteve te ofertuara dhe te shitura. Klienti dhe perdoruesi mund ti rikthehen ne cdo moment artikujve te shitur duke i verifikuar me ane te imazheve

    Organizoni dokumentet fizike dhe elektronike, ne nje sistem te vetem!

    Per aplikimin e ketij moduli ju lutem kontaktoni:

    Tel: 044 500 222, ext.1
    Email: marketing@bilanc.com