Konferenca IV Ndërkombëtare e IEKA: “Sfidat e Audituesit në një Mjedis Ekonomik në Ndryshim të Vazhdueshëm”

04 Dhjetor, 2017
  • Shqip
  • English
  • Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA) organizoi më datë 18 Nëntor 2017 një konferencë ndërkombëtare për të kremtuar 20 vjetorin e krijimit të saj, me temë: “Sfidat e audituesve në një mjedis ekonomik në ndryshim të vazhdueshëm”.
    Në konferencë u diskutua mbi rëndësinë e dixhitalizimit dhe përdorimit të teknologjisë së re si nevojë që prodhon vlerë të shtuar për biznesin dhe ekonominë.

    Bilanc Shpk, si pararendëse në inovacion dhe teknologji, mbështeti organizimin e kësaj konference si dhe ndau me pjesëmarrësit përvojën e saj në fushën e teknologjisë.
    Prezantimi kishte në fokus rolin e Sistemeve të Informacionit të Kontabilitetit (SIK) në zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesëm.
    Gjatë prezantimit u theksua ndikimi i tyre në përmirësimin e proceseve të biznesit, në një performancë me të lartë të manaxhimit dhe rrjedhimisht ndihmën në rritjen e tij.

    Kjo konferencë dha kontribut mbi të ardhmen e profesionit të Ekspertëve Kontabël në kohën kur teknologjia dixhitale po zhvillohet me hapa shumë të shpejtë.
    Bilanc shpk, në mbështetje të vazhdueshme të profesionistëve!