Politika e Privatesise

  • Shqip
  • English
  • Perditesuar me: 30/10/2025

     

    Privatesia juaj eshte e rendesishme per ne. Ne Bilanc, jemi te perkushtuar te mbrojme te dhenat qe na besoni, duke ofruar nje mjedis te sigurte dhe transparent per te gjitha informacionet  qe perpunohen permes sistemeve te manaxhimit dhe kanaleve te komunikimit.

    Kjo politike ju informon se si “Bilanc shpk mbledh dhe perdor te dhenat personale te klienteve, vizitoreve, individeve qe ankohen ne lidhje me problematikat apo mbarevajtjen e sherbimeve qe Bilanc ofron, ne perputhje me ligjin nr. 124, date 19.12.2024, “Per mbrojtjen e te dhenave personale”.

     

    Çfare te dhenash mbledhim?

    Ne varesi te menyres se si perdorni sistemet tona apo komunikojme mes nesh, mund te mbledhim keto kategori te te dhenave:

    • Informacione identifikuese zyrtare te biznesit: emer, mbiemer, email, numer telefoni
    • Informacione teknike dhe te perdorimit: IP, pajisja, lloji i shfletuesit, frekuenca e perdorimit te platformes Web, etj.

     

    Si i perdorim te dhenat:

    • Per te komunikuar me ju per çeshtje teknike, mirembajtje ose njoftime te rendesishme.
    • Per te ruajtur te dhenat tuaja te biznesit ne menyre te sigurte, ne rast se perdorni platformen Web te hostuar ne cloud.
    • Per te ofruar asistence teknike dhe permiresime te vazhdueshme te sherbimit.
    • Per te ofruar produktet e duhura duke iu pershtatur kerkesave te biznesit tuaj.

     

    Si i ruajme dhe i sigurojme te dhenat:

    • Nese perdorni versionin Web te programit, te dhenat tuaja financiare ruhen te sigurta duke u hostuar ne servera cloud, te ofruar nga Google Cloud Computing Services.
    • Sipas protokolleve te sigurise te mbeshtetura nga vete Google (Cloud Server) ne nuk kemi, nuk marrim dhe nuk transferojme informacion nga sistemet e platformes Web qe perdorin klientet tane.
    • Ofrojme sherbimin me Two Factor Authentication / Fjalekalim me nje perdorim per aksesimin e sistemeve te ofruara nga ne, ne platformen Web.
    • Perdorim teknologji mbrojtjeje kunder aksesit te paautorizuar, humbjes ose keqperdorimit te te dhenave.
    • Vetem personeli i autorizuar dhe i trajnuar ka qasje ne sistemet qe permbajne te dhenat tuaja dhe vetem per qellime mirembajtjeje ose mbeshtetje teknike.
    • Perdorim pseudonimizimin dhe enkriptimin e te dhenave personale.
    • Rishikojme dhe trajnojme stafin tone ne menyre periodike per te garantuar sigurine e te dhenave personale duke iu pershtatur ndryshimeve teknike, struktures se punes apo ligjeve dhe udhezimeve te institucioneve perkatese.
    • Kontrollojme dhe manaxhojme aksesin e personave te autorizuar per perpunimin dhe mborjtjen e te dhenave personale.
    • Ne ruajme te dhenat tuaja personale vetem per aq kohe sa eshte e nevojshme per qellimet per te cilat jane perpunuar ose per sa percaktohen nga afatet ligjore. Sapo te perfundoje qellimi per perpunimin, ose nuk jete me e nevojshme per kete qellim, te dhenat do te fshihen ose anonimizohen ne perputhje me procedurat tona te brendshme dhe standardeve te kerkuara nga legjislacioni.

     

    Ndarja e te dhenave me pale te treta:

    Ne nuk ndajme, nuk shesim dhe nuk japim te dhenat tuaja financiare apo personale ne pale te treta, pervec rasteve kur:

    • Kerkohet nga ligji apo nje autoritet kompetent.

     

    Te drejtat tuaja:

    Sipas Ligjit Nr. 124/2024, ju keni keto te drejta lidhur me perpunimin e te dhenave tuaja personale:

    • E drejta per informim: te jeni te informuar per perpunimin e te dhenave tuaja, qellimin, menyren, kohezgjatjen dhe marresit e mundshem;
    • E drejta per akses: te keni akses ne te dhenat e perpunuara prej nesh;
    • E drejta per korrigjim dhe fshirje: te kerkoni korrigjimin, fshirjen ose plotesimin e te dhenave tuaja qe jane te pasakta ose te paplota;
    • E drejta per t’u harruar: te kerkoni qe çdo gjurme e te dhenave tuaja personale te fshihen ne menyre te sigurte;
    • E drejta per kufizimin e perpunimit: te kerkoni kufizimin e perpunimit te te dhenave tuaja ne rastet e parashikuara;
    • E drejta per kundershtim: te kundershtoni përpunimin e te dhenave tuaja;
    • E drejta per transferurshmerine e te dhenave: te perfitoni transferimin e te dhenave tuaja personale qe perpunohen nga ne, ne formatin elektronik te strukturuar dhe te zakonshem, kur kjo eshte praktikisht e mundur;
    • E drejta per te mos iu nenshtruar vendimeve automatike; të mos pranoni një vendimmarrjeje që bazohet vetëm në përpunim automatik të të dhënave;
    • E drejta per t’u ankuar: te paraqisni ankesa te autoriteti i mbikeqyrjes (Komisioneri per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale) per shkelje te mundshme te ligjit.

     

    Per çdo pyetje, kerkese apo shqetesim ne lidhje me privatesine dhe te dhenat tuaja, mund te na kontaktoni ne:

    Email: [email protected]
    Tel: +355 44 500 222