Bilanc sh.p.k është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004 në Tiranë, Shqipëri. Tashmë Bilanc sh.p.k, është e pranishme në mbi 2000 biznese dhe institucione me programet e saj kompjuterike. Këta klientë janë të shperndarë në të gjithë Shqiperinë dhe në Kosovë. Ne kemi prodhuar më shumë se 12 programe kompjuterike, të gjitha në funksion të administrimit të biznesit. Programet tona janë të pozicionuara mjaft qartë dhe me vendosmeri si programet më cilesore në treg. Ky pozicionim mbeshtetet në perkushtimin tonë për një shërbim më cilësor dhe më të shpejtë ndaj klientit. Të zgjedhësh Bilanc sh.p.k, do të thotë të futesh në një partneritet afat-gjate, të suksesshëm, me vizion të qartë në shërbim të përparimit të kompanive shqiptare dhe konsumatorit drejt cdo lloj sfide në rang evropian.
Stafi
Struktura organizative e kompanisë tonë, përbëhet nga 4 departamente të cilët janë:
- Departamenti i Zhvillimit- Punonjësit e këtij departamenti punojnë në mënyrë të vazhdueshme duke ndjekur kërkesat e biznesit dhe hapat e zhvillimit të përditshëm teknologjik.
- Departamenti i Asistencës Teknike- Mbështet të gjithë punën teknike të instalimit të programeve dhe asiston në problemet e mundshme që mund të kenë klientët. Sherbimi i asistencës ofrohet i plotë edhe nëpërmjet internetit.
- Departamenti i Konsulencës Financiare- Zhvillon trajnimet dhe konsultimet financiare të bizneseve që perdorin Programin Bilanc . Gjithashtu ky departament i ofron Departamentit të Zhvillimit analizat financiare rreth kërkesave të reja të klienteve si edhe për avancimin e moduleve ekzistuese të Programit Bilanc .
- Departamenti i Marketingut-Ka në fokus të punës së tij të njohë nga afër klientin dhe kërkesat e tij. Segmentimi i tregut, imazhi i kompanisë dhe dëgjimi i kërkesave janë pikë referimi për punën e këtij Departamenti.
Produktet
Programet tona janë ndërtuar bazuar në analiza, konsultime, kërkesa dhe informacion të detajuar të mbledhur nga klientët, ekspertët e fushave përkatese, shoqatat e ndryshme të biznesit, konsulentët dhe organet shtetërore. Ato përditesohen vazhdimisht më përmirësime teknike, me ndryshimet ligjore, rregullative dhe normative. Cdo produkt i yni është dizenjuar për të qenë i adaptueshem me kërkesat e reja, madje dhe specifike, të klientëve.
Bilanc Online
Bilanc Online eshte programi yne me i fundit. Me Bilanc Online mund te menaxhoni ne kohe reale pikat / deget e biznesit tuaj ne distance. Mjafton nje lidhje e thjeshte interneti ne cdo pike / dege. Ky program perben nje risi ne gjithe rajonin e afert. Perdorimi i ketij programi sjell kursime te ndjeshme ne para per shkak se shfrytezon internetin ne vend te lidhjeve kabllore, kursen kohe per shkak te lidhjes se “drejtperdrejte/live”, dhe tarifohet si sherbim, pagesa fikse mujore (SaaS).