Bilanc shpk mori pjese ne panairin e teknologjise dhe infomacionit ne Prishtine, ne datat 08 Tetor deri me 11 Tetor 2014. Ky panair pervec te tjerash paraqet nje pasqyrim te nivelit te zhvillimit teknologjik ne Kosove, ku Bilanc shpk me produktet e saj ishte pjese e rendesishme e ketij pasqyrimi. Si perfaqesuese e fushes se programeve kompjuterike per administrim financiar Bilanc prezantoi permiresimet e saj te fundit dhe funksionalitetet e hedhura rishtaz ne treg ne produktet e saj.
Ky ishte edicioni i dyte rradhazi ku Bilanc shpk merr pjese. Te interesuarit ne stenden e kompanise u njohen me disa nga funksionalitet e reja, siç eshte ai i “Raporteve Dinamike” apo “Raporteve Financiare te Personalizuara”, ku perdoruesi mund te krijoje raportet sipas deshires se tij, tashme perdoruesi nuk eshte me i varur nga produkti per te gjeneruar te dhena specifike qe i pershtaten kompanise ku ai punon, por krijon nje marredhenie interaktive me programin duke perfituar me te miren nga ai.
Vizitoret gjithashtu u njohen me menyre e re te tarifimit, nje menyre e perqafuar globalisht vitet e fundit, e cila eshte tarifimi si sherbim periodik i programit, ku klienti paguan nje shifer vjetore duke pasur te perfshire ne cmim Asistencen Teknike, Azhornimet, Trajnimin dhe Konsulencen .
Me shume se 150 vizitore te fushave te ndryshme te biznesit vizituan stenden e Bilanc shpk. Cdo biznes i pranishem ne panairet e tjera prane panairit ITTF, siç ishte Panairi Ushqimor/Tregtar apo ai Farmaceutik u njoh me produktet tona dhe avantazhet qe ne ofrojme posacerisht per keto sektore te tregut. Duke falenderuar te gjithe te interesuarit per produktet tona, ju mirepresim ne panairet e ardhshme ku do te prezantohen ide te tjera inovative per ti ardhur ne ndihme biznesit Shqiptar dhe atij Kosovar.