Bilanc Sh.p.k ka kënaqësinë t’ju njoftojë që më datë 18 Tetor 2023, në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës u inaugurua laboratori i ri “Bilanc Web”, i mundësuar nga Bilanc shpk në bashkëpunim me departamentin e kontabilitetit të këtij fakulteti. Ky kontribut është konkretizimi i angazhimit disavjeçar të shoqërisë Bilanc shpk në rritjen e cilësisë së mësimdhënies në institucionet arsimore në vend.
Me pajisjet kompjuterike të fjalës së fundit, studentët do të kenë mundësi të vënë në praktikë njohuritë teorike të përfituara gjatë vitit, duke përmirësuar ndjeshëm procesin mësimor.
Në këtë laborator studentët do të kenë mundësi të përgatiten për tregun e punës duke punuar me versionin e fundit të Bilanc Web. Në këtë mënyrë kontabilistët e rinj do të jenë më pranë tregut të punës kur të perfundojnë studimet.
Pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit ishin drejtuesit e Fakultetit të Ekonomisë, stafi administrativ i përfshirë në projekt, përfaqësues të biznesit, stafi akademik, studentë dhe alumni.
Ne fjalën e tij përshëndetëse, z. Dhori Kule, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis kompanive sipërmarrëse me eksperience me botën akademike. Bashkëpunime të tilla i sjellin më afër studentet me kërkesat e tregut të punës dhe i ndihmojnë ata në përvetësimin e dijeve praktike.
Bilanc shpk falenderon drejtuesit e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Ingrid Shulin, përgjegjëse e Departamentit të Kontabilitetit, stafin akademik dhe administrativ të Fakuletit të Ekonomisë si edhe stafin e kompanisë sonë të cilet me angazhimin e tyre e bënë të mundur këtë projekt.
Bilanc shpk i uron stafit akademik dhe studentëve të Fakultetit të Ekonomisë suksese në këtë vit akademik!