https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=9426
Bilanc shpk ka kryer ndryshimet e duhura në strukturën e Programit Bilanc duke u përshtatur me sistemin e ri të fiskalizimit. Tashme Programi Bilanc është çertifikuar si zgjidhje software-ike për modulin “e-Fatura” qe do te implementohet ne Janar 2021 dhe per transaksionet kesh qe do implementohen ne Shtator 2021.
Gjatë ditëve në vazhdim do t’ju vëmë në dijeni me përditesimet dhe udhëzimet e fundit rreth këtij procesi dhe aplikimit të tij. Stafi jonë vlerëson që implementimi i programit te ri me modulin “e-Fatura”, do të jetë gati për aplikim ne 5 Janar 2021. Deri në këtë datë ju ftojmë të jemi në kontakt për vazhdimësine e procesit.
Gjithashtu ju ftojmë që të aplikoni për Çertifikatën Elektronike për Fiskalizimin në linkun e mëposhtëm:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691
Ndryshimet e zhvilluara në program për t’u pershtatur me sistemin e ri te fiskalizimit nuk do të ndryshojnë mënyrën e funksionimit të programit,rrjedhimisht nuk do të ndikojne në mënyrën e përdorimit aktual dhe duke mos vonuar fillimin e punes me sistemin e ri.
Për çdo informacion shtesë mos hezitoni të na shkruani në adresën e email-it: