Para 10 vjetësh dy inxhinierë me zero kapital financiar zgjodhën të inovonin në sektorin teknologjik, një sektor asokohe ende jo shumë i zhvilluar. Ata zgjodhën të punonin mbi platformën e programimit Java, tashme pjese e Oracle, një platformë që i lejoi të dizenjonin një program fleksibël, për ti paraprirë përmirësimit në çdo hap.
Duke mos pranuar të ishte pjesë e asnjë kompromisi me cilësinë, kompania qe po ngrihej targetoi vetëm biznesin, me produktet e saj, të cilat që në prezantimin e parë që patën në treg kishin mbi 30 avantazhe në krahasim me produktet ekzistuese. Tashmë Bilanc shpk numëron mbi 1000 klientë dhe mbi 100 avantazhe.
Po të kthehemi pas për të parë hapat tanë fillestarë, pyesim pse lindi nevoja të krijonim standarde?
Sepse u kujdesëm më shumë dhe pamë nga e ardhmja. Degjuam kërkesat e klientëve për të përmiresuar edhe me tej programin. Morëm angazhime të cilat i realizuam brenda afateve. Kjo mënyrë pune rriti besimin te klientet hap pas hapi. Ofruam avantazhe për industritë kryesore të biznesit shqiptar si ajo e ndërtimit, tregtisë, shërbimeve, depove farmaceutike dhe farmacisë, supermarketeve apo bar-restorante dhe duke vijuar me institucionet buxhetore. Krijuam partneritet me disa nga studiot më të mëdha te kontabilitetit dhe ato audituese.
Gjatë këtij udhëtimi të përbashkët 10 vjeçar, Bilanc shpk tashmë eshte pergatitur të avancoje edhe më tej produktet dhe shërbimet e saj, për ti bere balle sfidave në dekadat e ardhshme. Duke ju ftuar në këto sfida të përbashkëta, ju faleminderit që keni ndarë me ne këto 10 vjet bashkëpunim, 10 vjet inovacion!
Me respekt,
Bilanc sh.p.k