Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc Sh.p.k fton çdo të interesuar qe t’i bashkohet Departamentit tone Finance-Kontabilitet duke aplikuar në pozicionin e punës si më poshtë:
Pozicioni: Specialist(e) Finance / Kontabiliteti
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asistencë në përdorimin/implementimin e programeve për klientët e kompanise
- Trajnimi i klienteve ekzistues dhe te rinj
- Pjesëmarrje në takime me klientët ekzistues dhe prezantime në klientë potenciale
- Regjistrimi i veprimeve financiare/kontabël të kompanisë
Kualifikime dhe Kërkesa:
- Diplomë Universitare Master Shkencor në degët Financë, Kontabilitet.
- Minimumi 2 vjet përvojë pune si financier(e)/kontabilist(e)
- Çertifikatat profesionale si: Kontabël i Miratuar apo Auditues Ligjor përbëjnë avantazh
- Njohje e mirë e gjuhës angleze
Aftësi:
- Aftesi shumë të mira komunikuese
- Aftësi në vendim-marrje
- Të jetë plotësisht përgjegjës(e), i/e organizuar dhe i/e pavarur
- Aftesi per te drejtuar dhe trajnuar nje grup
- Të ketë aftësi analitike
Kompania ofron:
- Trajnim të plotë
- Pagesë të kënaqshme
- Vlerësim në bazë të performancës
- Pavarësi në punën e përditshme
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt
“Aplikim për pozicionin Financiere“, në adresën elektronike: [email protected]
brenda dates 20 Dhjetor 2020.
Aplikimi duhet të përmbajë:
- CV-në e kandidatit
- Letër Referencë (nëse ka)
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë