Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc sh.p.k fton çdo të interesuar që dëshiron t’i bashkohet Departamentit të Marketingut/Shitjes të aplikojë për pozicionin e punës si më poshtë:
Pozicioni: Specialist Marketingu
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Kontaktim i klientëve potencialë dhe atyre ekzistues
• Asistencë gjatë fushatave të marketingut që zhvillon kompania
• Asistencë në organizmin e panaireve apo eventeve të ndryshme
• Zbatim të fushatave të konceptuara më parë nga Departamenti përkatës
Kualifikime dhe Kërkesa:
• Diplomë Universitare në Administrim Biznes/Finance
• Preferohet diploma master ne deget Marketing/Administrim Biznes
• Minimalisht përvojë 1 vjecare pune në pozicionin e kërkuar
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
Aftësi:
• Aftësi në vendim-marrje
• Aftësi komunikuese
• Të jetë plotësisht përgjegjës (e), i/e organizuar dhe i/e pavarur
• Të ketë aftësi analitike
Kompania ofron:
• Trajnim të plotë
• Pagesë të kënaqshme
• Vlerësim në bazë të performancës
• Pavarësi në punën e përditshme
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt“Aplikim për pozicionin Specialist Marketingu”, në adresën elektronike: [email protected], brenda datës 03 Korrik 2020.
Aplikimi duhet të përmbajë
• CV-në e kandidatit
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Tel: 044 500 222 Ext.1
Cel: 067 60 23 147